E tilla ka qenë vërtetë Shqipëria e mbrëmjes së sotme. “E lagur” në të gjitha drejtimet teksa me një humbje ndaj Islandës, na kthen edhe njëherë me këmbë në tokë. Me humbjen e mbrëmjes së sotme 1-2 në “Qemal Stafa”, tashmë kombëtarja jonë nuk do ketë më nevojë të bëjë llogari se sa pikë do grumbullojmë në fund të këtyre eliminatoreve dhe në çfarë vendi do jemi. Vendi jonë është i përcaktuar. Të parafundit por pse jo edhe të fundit këtë herë nëse nuk kalojmë edhe Qipron. Ndeshja e luajtur në Tiranë sonte në fakt u dominua nga kuqezinjtë tanë por që u ndëshkuam atëherë kur nuk duhet. Në të parin, një gabim i gjithë mbrojtjes dhe mbi të gjitha i portierit Ujkani që nuk dihet se çfarë po bënte në ato momente. Edhe në të dytin, një aksion pa pretendime i miqve të cilët fitojnë një goditje dënimi në të hyrë në zonës, falë një ndërhyrje ndoshta të panevojshme të Mavrajt dhe më pas, një goditje e bukur por edhe gabim në vendosje i portierit Ujkani që ndonëse në krahun e tij hidhet me vonesë drejt topit. Nëse ndaj Qipros, zëvendësimet e bëra nga De Biazi ishin të goditura, ai sonte gaboi. Hedhja në fushë e Salihit dhe sidomos e Bogdanit kanë qenë tërësisht jashtë logjike sepse në vend që të kërkonte golin e avantazhit që në fillim të pjesës së dytë, i fut dy sulmuesit kryesorë të skuadrës vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Përfundimisht një humbje që ka zbritur Shqipërinë me këmbë në tokë. Sonte kemi parë në fushë një kombëtare “të lagur dhe e vetmja gjë për të cilën duhet të na vijë keq ishte se u lagën tifozët e zjarrtë të kësaj kombëtareje dhe në fund u larguan nga “Qemal Stafa” të zhgënjyer, ashtu si shumë herë të tjera.
www.shkodrasport.com