Riza Durmishi është pranë largimit nga Lacio, dhe destinacioni i ardhshëm mund të jetë Turqia.

Sipas mediave italiane, Lacio është në bisedime me klubin turk të Beshiktashit, për transferimin e 25-vjeçarit, në Stamboll. Mbrojtësi shqiptar, por që luan për kombëtaren e Danimarkës, u transferua një vit më parë në Seria A nga Real Betis, por duket se nuk i ka bindur drejtuesit me paraqitjet e tij.

Edhe vetë mbrojtësi i majtë ka dhënë gatishmërinë e tij për të kaluar në Turqi, dhe marrëveshja mund të mbyllet javën e ardhshme.

Durmishaj është aktivizuar 19 ndeshje me Lacion në të gjitha kompeticionet, por nuk ka treguar një formë të mirë, kjo edhe për shkak të dëmtimit, dhe vështirësive për tu përshtatur me kampionatit italian.