Tetë lojtarë nga ekipet e moshave të PAOK nënshkruan kontratë profesioniste me skuadrën e parë.
Mes tyre binte në sy edhe një shqiptar dhe bëhet fjalë për Mario Sinanai, është me origjinë nga Skrapari dhe që prej vitit 2014 është pjesë e klubit dhe Akademive të PAOK-ut.
Sinanaj është një lojtari i talentuar dhe ka spikatur në skuadrat e moshave, kryesisht me paratërinjtë dhe të rinjtë, ndërsa është futbollist që luan si mbrojtës dhe është i datëlindjes 16.01.2004, me vendlindje Skrapar.
Nuk është hera e parë që të rinjtë shqiptarë spikatin me moshat në Greqi, ndërsa Sinanaj synon që tashmë të luajë edhe me ekipin e parë e parë apo të grumbullohet edhe me Kombëtaret e moshave…