Ndonese tel Milani aktual gjerat po shkojne mire pas rezultateve te fundit qe ai ka arritur, ne mediat prane ketij klubi shume te njohur, flitet edhe per ekipin e sezonit te ardhshem qe pritet te kete shume ndryshime duke nisur nga pankina.
Ralf Rangnik ende pa u zyrtarizuar tek Milani, ka vendosur dy objektivat e parë. Gjermani sipas lajmeve të fundit ka mundësi të jetë vetëm drejtor sportiv, kurse Pioli të vazhdojë trajner.
Rangnik kërkon në skuadër Dominik Sozbolain i cili luan me Salzburgun në Austri. Emri tjetër që kërkon 62-vjeçari tek Milani është një shqiptar.
Milot Rashica shikohet si një përforcim i mirë në sulm nga Rangnik. Megjithate mbetet per t’u pare se ku do te perfundoje lojtari i perfaqesueses kosovare sepse ne adrese te tij ka disa oferta shume interesante, megjithate edhe Milanit nuk mund t’i thuash ‘jo’.