E ardhmja e Albian Hajdarit duket mjaft e mirë. Lojtari shqiptar ka firmosur për tre vite me Juventusin, dhe bardhezinjtë e kanë depozituar kontratën sot në Fedratën Italiane të futbollit.
Tashmë Hajdari është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Albian Hajdari luan si qendërmbrojtës dhe është një prodhim i skuadrës së Bazelit.
Hajdari ka luajtur edhe me kombëtaren e Zvicrës U-15, U-16 ndërsa tani është pjesë e kombëtares zviceriane të U-17.
Sipas “Tuttomercatoweb” Hajdari do jetë pjesë e Juventusit U-23.