FSHF vazhdon të kujtohet shumë vonë për talentet shqiptare që janë të shpërndara nëpër Europë, duke humbur shumë prej tyre pasi ata arrijnë të bëhen pjesë të ekipeve të para dhe tërhiqen nga përfaqësuese të mëdha. Këtë fat shumë shpejt mund ta ketë edhe mesfushori 20-vjeçar Elvis Rexhbecaj.Futbollisti i cili në verë nënshkroi kontratën e tij të parë si profesionist me Volfsburgun, mund të ketë mundësinë këtë javë të debutojë me ekipin e parë, pasi ka shkëlqyer me rezervat duke qenë një nga lojtarët kryesorë në Regionalliga, duke shënuar 7 gola në këtë sezon ndonëse është një mesfushor mbrojtës.
Trajneri Martin Shmid e vlerëson shumë talentin 20-vjeçar, ndaj këtë fundjavë, ndaj Borusia Mynshengladbah, do ta ketë me vete futbollistin si fillim në pankinë e ndoshta mund t’i japë disa minuta mundësinë të provojë shijen e Budnesligës. “Elvisi më çuditi që në javën e parë. Ai është i frikshëm, agresiv, një lojtar i fortë, është thuajse i kompletuar dhe mund të luajë në pozicione të ndryshme, që e vendos atë në kushte të favorshme pasi lojtarë të tillë janë në modë tani. Ai po i afrohet ekipit të parë, në një të ardhme të afërt do të jetë një opsion që do të përdorim me vazhdimësi”, theksoi trajneri për mediat gjermane.
vipsport.al