Julian Nagelsmann është acaruar ditët e fundit me faktin që dikush ka spiunuar gjermanët para ndeshjes me Italinë në Nations League.

“Spalletti e kishte të thjeshtë të përshtatej, sepse kishte informacion për formacionin tonë”, u shpreh trajneri i Gjermanisë në konferencë për shtyp para ndeshjes së dytë, e cila luhet sonte.

Zakonisht ai u tregon formacionin lojtarëve një ditë para ndeshjes. Kësaj here ka vendosur të veprojë ndryshe. Formacioni do të merret vesh pak orë para se lojtarët të zbresin në fushë.

Deri tani, askush nuk e di 11-shin e “Pancerave”. Përjashtim është vetëm Leon Goretzka, i cili dihet se do ta nisë nga minuta e parë.