Në miqësoren e djeshme ndaj nënkampionëve boshnjakë të Zrinjski Mostar, një nga “befasitë” e Vllaznisë ka qenë aktivizimi në pjesën e dytë i një sulmuesi afrikan. Themi befasi sepse në fakt përveç pjestarëve të ekipit, askush tjetër nuk ka patur dijeni më përpara për provën e këtij lojtari.
Po kush ishte ai? Bëhet fjalë për Lumala Abdu, sulmuesin që muajin e ardhshëm mbush 27 vjeç dhe ka lindur në Uganda. Por ndërkohë ai ndodhet në Europë prej shumë vitesh dhe kryesisht në Suedi ku ka luajtur që në moshë të vogël dhe më pas ka kaluar nëpër disa ekipe, përfshi edhe ato si Kalmar, Helsingborgs etj.
Ka provuar të luajë për tre vite edhe në Egjipt, më pas u kthye në vendlindje për të luajtur me Vipers, ndërsa në mars të këtij viti u bashkua me sllovenët e Sllaven Belupo. Me të ka luajtur vetëm 4 ndeshje, ndërkohë që pak ditë më parë ka mbyllur gjithçka me këtë skuadër dhe është vënë në kërkim të një ekipi tjetër.
Si rrjedhojë menaxherët ua kanë sugjeruar drejtuesve të Vllaznisë, të cilët e kanë marrë në provë dhe po e shohim me kujdes. Kuptohet që miqësorja e djeshme nuk ka përcaktuar shumë gjëra dhe më shumë mundësi do ta shohin edhe në miqësoren e së martës, para se ta vendosin nëse do ta mbajnë apo jo./www.shkodrasport.com/