Vllaznia vijon të mbetet aktive në merkato. Përpara e pret një projekt sfidues dhe emra të rinj nevojiteshin në ekip, duke mos harruar edhe rinovimet me lojtarë të rëndësishëm nga sezoni i shkuar.
Kuqeblutë kanë arritur të sjellin në Shkodër shumë lojtarë të rinj, megjithëse afrimet për ta nuk kanë përfunduar ende.
“Supersport“ njofton se tashmë një sulmues boshnjak ka përfunduar në planet e Vllaznisë së Brdariç. Bëhet fjalë për Haris Dilaver, i cili ka luajtur për skuadrat Celik Zenica apo Mladost Kakanj në Bosnje Hercegovinë, si dhe ka kaluar një aveturë të shkurtër në Greqi.
Lojtari 30-vjeçar ka arritur marrëveshjen me klubin dhe tashmë pritet firma në kontratë. Ne fakt deri para pak ditesh shkodranet i kishin shpresat tek Hebaj dhe Simonovski.
I pari i ktheu pergjigje negative dhe duket se te njejten gje ka bere edhe maqedonasi. Ne kete menyre, drejtuesit e Vllaznise kane qene te detyruar te shohin pista te tjera dhe duket se Dilaver mund te jete zgjidhja me e mire e mundshme.