Ylber Ramadani ka arritur të lërë gjurmë në ndeshjen e skuadrës së tij në Danimarkë, aty ku ekipi i Vejles mori një fitore të madhe në transfertë, duke mundur me rezultatin 3-4 rivalin direkt të Viborgut.
Skuadra e Ramadanit, ishte në disavantazhin e dy golave por arriti të kthehej në lojë duke barazuar 2-2 dhe më pas duke përmbysur rezultatin.
Ramadani ka arritur të lërë gjurmë në këtë ndeshje duke shënuar një supergol që i ka hapur rrugë edhe 3 golave të tjerë skuadrës së tij.
Në minutën e 29, Ramadani ka lëshuar një goditje të fortë nga jashtë zone duke e çuar në rrjetë, për të ngushtuar diferencën dhe më pas ishte Gundelund ai që shënoi.
Sakaq, ky gol i shënuar i është dedikuar Shqipërisë që po kalon një moment shumë të vështirë duke u goditur vazhdimisht nga tërmete dhe ku për pasojë kanë mbetur me dhjetëra të vdekur. “Për ty nëna ime Shqipëri”, shkruan Ramadani në dedikimin për Shqipërinë. /VipSport/