Milan dhe Leonardo, pas blerjes së Krzysztof Piatek nga Genoa, duan t’i dhurojnë trajnerit Gattuso sulmuesin e krahut që kërkon prej kohësh dhe bëhet fjalë për një njohje të vjetër të kuqezinjve.

Sipas “TuttoSport”, në fakt, “Djalli” po kërkon të kthejë Gerard Deulofeu, sulmuesin spanjoll që ka lënë një kujtim të bukur në gjashtë muajt e kaluar në Milanello në 2017-ën.

Deulofeu, i cili ka një kontratë deri më 30 qershor të 2020-ës me anglezët, është një nga pikat më të forta të skuadrës së Javi Garcia-s: 16 ndeshje, 3 gola dhe 3 asiste.

Leonardo shpreson të bindë Watford-in me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes. Ndërkohë, është drejt mbylljes operacioni për talentin francez Aurelien Tchouameni, për të cilin Milan do t’i paguajë 10 milionë euro Bordeaux-së./telesport/