Talenti 18-vjeçar i Vllaznisë, Klevis Bebeziqi ka firmosur për skuadrën e njohur sllovene Olimpija Lubjana.

Bebeziqi është futbollist i dalë nga akademia e klubit shkodran dhe së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë të 21-vjeçarëve, por karriera e tij ka marrë një rrjedhë tjetër duke u transferuar jashtë Shqipërisë.

Talenti ishte prej kohësh në monitorim të skuadrës sllovene e cila i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare. Olimpija Lubjana është skuadër me emër në Slloveni teksa ka fituar dy herë kampionatin vendas të futbollit.

Njeriu qe ka luajtur nje rol te rendesishem ne kete transferte eshte menaxheri i njohur, ish- futbollisti i Vllaznise Erkan Sulejmani.