Prej 8 vitesh gjendja e tij shendetesore nuk eshte ajo me e mira e mundshme si rrjedhoje e pasojave qe i ka lene aksidenti i pesuar me motor, megjithate ai vazhdon te ndjeke me aq sa ka mundesi skuadren e tij te zemres dhe sidomos ne ndeshjet qe luhen ne Shkoder, nuk mund te mungoje asnjehere.
E kemi fjalen per Klaus Radohina. Ai u aksidentua ne pranveren e vitit 2017 me motor ne rrugen e Shirokes dhe aksidenti i ka lene jo pak pasoja, megjithese permiresimi eshte i dukshem. Gjithsesi e vetmja gje qe ai nuk mund te lere pas dore eshte ndjekja e skuadres se zemres.
Shpeshhere i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, por edhe nga familjare te tjere te tij apo dhe shoke e miq, ai nuk mund te mungoje ne “Loro Boriçi”. Dhe shpreson shume qe sivjet te gezoje bashke me tifozet e tjere te Vllaznise titullin kampion.
Gjerat duken ne rrugen e duhur, megjithate ka ende edhe pak pune. Klausi premton qe do te jete ne stadium ne keto ndeshje te rendesishme, ashtu siç ka qene gjithmone per t’i mbeshtetur futbollistet kuqeblu dhe padyshim qe ata duhet te luajne edhe per te, por edhe per shume “Klaus” te tjere qe pavaresisht pengesave dhe rrethanave, nuk e braktisin kurre Vllaznine.(www.shkodrasport.com)