Nje tjeter basketbollist amerikan ka mberritur sot ne Shkoder dhe i eshte bashkuar menjehere ekipit te Vllaznise. Behet fjale per Abrian Jones Edwards. Me ardhjen e tij ka shkuar ne gjashte numri i amerikaneve qe kane ardhur tek kuqeblute kete sezon.

I pari pat ardhur trajneri Mathew Jones e me pas basketbollistet Quin Cooper, Anand Hundal, Staenly Devis e Lorenzo Martinez. Vllaznia e sivjetme duket se do te jete e gjitha amerikane.

Ne lidhje me blerjen e fundit te ketij ekipi, ka qene shoqata e basketbollit Vllaznia ajo qe permes faqes se saj zyrtare ka bere te ditur edhe me shume ne lidhje me te, teksa shkruan:

“Sapo ka mbërritur në Shkodër, basketbollisti amerikan Abrian Jones Edwards i cili do ti bashkohet menjëherë kuqebluve të koshit nën urdhërat e trainerit të Vllaznisë Jones.

Lojtari amerikan vjen nga eksperienca të mëparshme nga ligat e basketbollit në Kanada dhe Luksemburg”./SHKODRA-SPORT.COM/