Kampion me ekipin U-19, nënkampion i Shqipërisë me ekipin U-17, kampion në Ligën Amatore me ekipin U-15 dhe sot, kampion me ekipin U-16.

Ky ka qenë verdikti i kampionatit të Ligës Amatore në Zonën e Shkodrës për grupmoshën U-17.

Djemtë e drejtuar nga trajnerët Ferid Borshi dhe Fatjon Hasanaj ndonëse me një datëlindje më të vogël se gjithë ekipet e tjera, ia kanë dalë të triumfojnë dhe të shpallen kampion.

Ndeshja finale ndaj ekipit Atletik është zhvilluar pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ajo është dominuar nga Vllaznia e cila ka kaluar e para në avantazh dhe kur pritej që ndeshja të mbyllej me fitoren e saj 1-0, ka qenë ekipi Atletik që ka barazuar në minutat e fundit.

Kjo ka bërë që të dy ekipet t’i drejtohen pikës së 11-metërshit për të shpallur ekipin kampion.

Nga pika e bardhë, më të saktë janë treguar kuqeblutë që kanë fituar dhe kanë qenë ata fituesit e këtij kampionati.
© shkodrasport.com