Kater dite me pare luajti ne Shkoder ndaj Vllaznise dhe beri nje paraqitje te mire ndersa nga sot, mbrojtesi i Laçit ka firmosur ne kampionatin turk ku do te vazhdoje karrieren e tij.
E kemi fjalen per David Domgjoni qe është transferuar në kategorinë e dytë turke
Mbrojtësi do të vazhdojë karrierën në skuadrën ku luan edhe ish-portieri i Laçit, Gentjan Selmani.
Domgjoni ka firmosur me Menemensporin pasi ka kaluar vizitat mjekësore. Nje transferte e tille sigurisht qe eshte nje hap i rendesishem ne karrieren e tij dhe qe do t’i jape atij mundesine per t’u rritur nga ana profesionale dhe per te tentuar me pas kalimin ne nje ekip tjeter.
Ne kete menyre, pas portierit Selmani, nje tjeter futbollist i Laçit kalon ne nje kampionat te huaj dhe padyshim qe kjo eshte diçka pozitive per te por edhe per lojtarin.