Numri pesë i futbollistëve që munguan në ndeshjet e fundit të Vllaznisë pritet të jetë sërish i njëjtë edhe në takimin e rradhës, atë që do të luhet ditën e premte ndaj Partizanit në Tiranë. Nëse Marku mund të rikuperohet dhe të jetë i gatshëm për lojë, probleme kanë lindur për një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mesfushorin Alsid Tafili. Ai në ndeshjen e fundit me Kamzën ka marrë një goditje në kavilje, çka i ka krijuar probleme atij.
Për këtë arsye, në seancën e sotme lojtari nuk është stërvitur me grupin por ka zhvilluar një fizioterapi speciale. Pikësynimi është që të rikuperohet për ndeshjen e së premtes megjithatë deri më tani nuk ka asgjë të sigurtë në këtë drejtim. Stafi teknik padyshim që është i shqetësuar nga kjo gjë sepse janë disa dëmtime të cilat erdhën të gjithë përnjëherësh dhe kjo ka sjellë probleme pa fund për ndërtimin e formacionit, aq sa janë detyruar të marrin futbollistë edhe nga ekipi B për të plotësuar formacionin por edhe 18-shen.
© shkodrasport.com