Beselidhja e sezonit te kaluar deshtoi pikerisht ne fund per te arritur objektivin- ngjitjen ne kategorine e pare, por ne rradhet e saj spikaten disa futbolliste me paraqitjet e tyre. Si rrjedhoje ata kane fituar edhe vemendjen e drejtuesve te ekipeve te tjera, madje edhe te Superiores.
Njeri prej tyre eshte mbrojtesi Redinel Gjikolaj. 22 vjeçari lezhjan mesohet se prej pak ditesh ka nisur stervitjen me ekipin e Dinamos dhe shpreson qe te binde trajnerin Mehmeti per vlerat e tij duke qene pjese e rendesishme e kesaj skuadre ne sezonin e ri.
Gjikolaj ndonese shtatelarte dhe me lojen ne ajer si piken e tij me te forte, dallohet edhe per veprimet me top duke krijuar profilin e nje futbollisti te kompletuar, çka ka bere qe ndonese ne sezonin e fundit ka luajtur ne kategorine e dyte, te terheqe vemendjen e ekipeve te tjera.
Te mos harrojme se nga Beselidhja edhe vitet e fundit kane dale lojtare cilesore. Mjafton ketu te permendim kapitenin aktual te Tiranes Florjan Pergjoni, portierin e Eintraht Frankfurt Simon Simoni, sulmuesin e afruar se fundi tek Tirana Akileu Ndreca, sulmuesin e Vllaznise Ildi Gruda etj.
Dhe Gjikolaj kerkon te ndjeke rrugen e tyre per t’i bere vend vetes ne Superiore dhe per te mos u larguar me prej aty sepse vlerat dhe mundesite per kete gje i ka./www.shkodrasport.com/