Rikardo Montolivo nuk e ka kapërdirë mënyrën se si është larguar nga Milani, me një lamtumirë të thjeshtë të cilën ai mendonte se nuk e meritonte pas 7 viteve ku kishte qenë për një kohë të gjatë edhe kapiten i kuqezinjve.
Nëpërmjet në statusi në Facebook, mesfushori 35-vjeçar ka shfryrë dufin e tij ndaj drejtuesve të klubit të cilët nuk i dhanë mundësinë të ndahej siç duhet me tifozët e kësaj skuadre, dhe ka lëshuar thumbime ndaj tyre.
“7 sezone me këtë fanellë të lavdishme, 4 vite me shiritin e kapitenit në krah dhe nuk kam bërë zë, nuk kam mundur të zbres asnjë minutë në fushë dhe nuk kam bërë zë, nuk pata mundësinë që t’ju përshëndet në stadiumin tim dhe nuk bëra zë.
Të gjithë këtë frymë që kam ruajtur, e përdor për të ulëritur faleminderit për tifozët kuqezinj, faleminderit nga një Kapiten dhe një njeri i lënduar.
Do të vazhdoj të ec me kokën lart, i ndërgjegjshëm që kam bërë gjithmonë detyrën si profesionist. Plagët mbyllen, dashuria për fanellën mbetet gjithmonë. Forca Milan”, shkruante Montolivo. /vipsport/