Lestër Siti mund të marrë një dënim me pikë në Premier Ligë për një shkelje të supozuar të normave të të ardhurave dhe sigurisë financiare, pasi ka regjistruar humbje deri në pothuajse 200 milionë sterlina në bilancet e 2022-shit dhe 2023-shit.
Lajmi është konfirmuar nga “The Sun”. Klubeve të Premier League u lejohet të regjistrojnë humbje jo më të larta se 105 milionë sterlina në një periudhë prej tre vitesh, kështu që Lestër është në rrezik.
Vendimi do të merret brenda 13 janarit, me Dhelprat që ndodhen që tani në zonën e rënies nga kategoria.