Kishte shpresa qe do te ishte neser ne fushe, ose te pakten ne pankine per ta ndihmuar skuadren ne ndeshjen e rradhes ndaj Skenderbeut, por per fat te keq nuk do te ndodhe keshtu. Esin Hakaj do te mungoje ne ballafaqimin e rradhes te kuqebluve, ate qe do te luajne ne Korçe.

Lajmin e ka bere te ditur per mediat vete zevendestrajneri i ekipit shkodran Ndriçim Shtubina i cili eshte shprehur: “Per fat te keq, Hakaj ka ndjere serish shqetesime dhe nuk do te jete i gatshem per takimin e rradhes”.

Ne fakt mungesa e tij ndihet edhe me shume ngaqe dy mbrojtesit e tjere te majte qe ka skuadra ne dispozicion, pikerisht Xhelil Asani dhe Flori Spahija vazhdojne te jene edhe ata te demtuar dhe ne keto rrethana per stafin do kete jo pak “dhimbje koke”.

Aq me teper kur mungon per arsye kartonash edhe mbrojtesi i djathte Geralb Smajli. Mungesa e Hakajt kesisoj do kete nje ndikim te madh tek loja e kuqebluve. Situata e tij ne fakt eshte disi e pakuptueshme sepse ai luajti ne ndeshjen e kaluar ndaj Tiranes ne 45 minutat e dyta dhe u shpresua qe demtimi tashme kaloi.

Megjithate ne stervitjet e ketyre diteve ka ndjere serish shqetesime dhe madje ne dy seancat e fundit ka munguar. Per kete arsye, Vllaznia duhet t’i beje llogarite pa te ne ndeshjen e neserme./SHKODRA-SPORT.COM/