Nga “Allianz’ një tjetër lojtar do të largohet pas 5 vitesh si bardhezi.

Bëhet fjalë për Federico Bernardeschi, i cili në këtë mënyrë do të ndjekë edhe rrugën e Paulo Dybalas.

Palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës, me mesfushorin që ka vendosur të mos vazhdojë më bashkëpunimin me “Zonjën e Vjetër”, i cili në këtë mënyrë do të jetë lojtarë i lirë në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë se mesfushori u ble nga Fiorentina për rreth 40 milionë euro.