Pas Gledis Lloshit (Dibra) e Elsidita Selaj, nje tjeter pjestar i sportit shkodran eshte zyrtarizuar si kandidat per deputet ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit.
Kete here behet fjale per nje emer shume te njohur, nje prej volejbollisteve te shekullit te SK Vllaznia dhe aktualisht edhe trajnere e ekipit te femrave te ketij klubi, Nora Deda.
Ajo do te jete pjese e listes se partise “Levizja per ndryshim” qe drejtohet nga Jozefina Topalli. Kjo e fundit ka zgjedhur disa figura te njohura per te qene ne listen e kandidateve dhe nje nder to eshte edhe ky personazh i njohur i sportit, por edhe i edukimit. Ja si prezantohet Nora Deda per mediat:
“NORA DEDA Pedagoge ne Universitetin Luigj Gurakuqi Shkoder me titull Doktor I shkencave Sportive Ka perfunduar studimet e larta ne Insitutin e Larte te Kultures Fizike Tirane.
Nga viti 2006 e sot punon Pedagoge ne Degen e Edukimit Fizik ne Fakultetin e Shkencave te Edukimit prane Universitetit Luigj Gurakuqi Shkoder. Autore e disa botimeve ne revista shkencore brenda dhe jashte vendit”.