Në fillim të sezonit, tek skuadra e Kastriotit të Krujës e cila drejtohet nga Samuel Nikaj, kanë qenë plot pesë futbollistë shkodranë. Por në fakt, ky numër tashmë është reduktuar në tre. Në fillim ishte mbrojtësi Ergi Borshi ai që u largua dhe tashmë 22 vjeçari është shumë pranë firmosjes me Lushnjën. Por përveç Borshit, nga krutanët largohet edhe një tjetër shkodran. Bëhet fjalë për portierin Erkan Spahija.
Ky i fundit, duke mos gjetur hapësirat e duhura për t’u aktivizuar ngaqë titullar është Klajdi Kuka, ka vendosur të kërkojë të largohet dhe drejtuesit e klubit e kanë pranuar atë. Kjo gjë konfirmohet më së miri nga lista e futbollistëve që Kastrioti ka publikuar përpara nisjes së fazës përgatitore. Në të tashmë kanë mbetur vetëm tre futbollistë shkodranë, mbrojtësi Alis Baci dhe mesfushorët Abaz Karakaçi e Denis Dyca.
© shkodrasport.com