Nga Endri ÇINARI

Merkato dhe lëvizjet e futbollistëve do jenë kryefjala e muajve të verës. Përveç Euro 2024 që do startojë pas 12 ditësh, kjo periudhë do jetë e nxehtë edhe për hyrje dhe daljet e futbollistëve. Një ndër futbollistët shkodranë që në edicionin e ri do bëjë një transferim është Ardit Nikaj.

Sulmuesi shkodran sipas asaj që mëson “Shkodra Sport” do largohet këtë verë nga Skënderbeu. Për 21-vjeçarin ka oferta nga jashtë vendit, ku kampionate si ai rumun, bullgar apo edhe polak duan shërbimet e lojtarit të kombëtare u-21.

Pista më konkrete duket se është ajo e Bullgarisë. Me Skënderbeun që është pranë transferimit në këtë kampionat edhe të një futbollisti tjetër.

Fjala është për Dean Liçon, që mendojet se është shitur për shumën e 450 mijë eurove në Bullgari. Një shifër të tillë drejtuesit bardhekuq pretendojnë edhe për Nikajn, i cili në sezonin që u mbyll ka qenë një ndër më të spikaturit në rradhët e “ujqërve”. Lojtari i dalë nga akademia Vllaznia zhvilloi sezonin e tij të tretë në rradhët e Skënderbeut.

Ku ky mund të themi se ishte më i ploti sepse Nikaj nuk vuajti nga dëmtimet që e kishin shoqëruar herë pas here. Në këtë edicion, ai ka shënuar 7 herë me Skënderbeun dhe tashmë po kërkon hapin e madh.

Ku interesimi dhe ofertat në adresë të sulmuesit nuk mungojnë. Por nga ana tjetër duhet kënaqur edhe Skënderbeu që zotëron kartonin dhe ka kontratë me shkodranin./www.shkodrasport.com/