Sipas asaj që raporton portali i mirënjohur suedez Boras Tidning, Fiorentina dhe Napoli po monitorojnë nga afër performancën e Arbër Zenelit, mesfushorit shqiptar që aktualisht luan me Heerenveen në Holandë.
Lojtari që ka lindur në vitin 1995, gjatë këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola në 23 ndeshje, ndërsa për një kohë të gjatë ka qëndruar jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi.
Kontrata e tij skadon në vitin 2019 dhe klubi holandez mund të marrë parasysh idenë e shitjes së tij gjatë merkatos së verës për të shmangur mundësinë e transferimit me parametra zero, vitin tjetër.
Në rreshtin e parë për Zenelin – sic shpjegohet nga mediat suedeze – janë pikërisht Napoli dhe Fiorentina, që janë impresionuar nga performanca e talentit të kombëtares kosovare.
Në të kaluarën lojtari ka qenë pjesë e ekipit të Elfsborg në kategorinë e parë suedeze.
Për momentin kartoni i lojtarit kushton 4,5 milionë euro, por mendohet që holandezët e Herenveen mund të kërkojnë të paktën 6 milionë euro. /EDS/