Aleksandër Trumci, zyrtarisht është lojtar i Bylisit. Kishte disa ditë që ai kishte arritur në parim akordin me skuadrën ballshiote. Trumci është një lojtar i talentuar dhe bën pjesë në projektet e skuadrës mallakastriote me lojtarët e rinj me perspektivë.
Trumci, në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ka qenë pjesë e skuadrës së Veleçikut të Koplikut, ndërsa në Ballsh ai ka mundësi të mirë që të luajë në Superiore dhe të tregojë vlerat e veta më të mira duke qenë se në “Adush Muça” janë afirmiar edhe shumë lojtarë 19-20- vjeçar sidomos në dy vitet e fundit.
Trumci ka luajtur afër ofensives dhe është një lojtar me të dhëna të mira teknike duke luajtur në linjën e majtë por edhe djathtas. Ballshiotët duket se janë drejt akordit edhe të zyrtarizimitvtë Redon Danajt edhe ky një lojtar me persoektivë në ofensivë.
Ndërkohë që edhe shkodrani Ivziku është në testim me ballshiotët edhe ky një lojtar premtues që ka spikatur edhe si shënues në radhët e moshave kuqeblu. Pas Eridon Qardakut, i riu Trumçi është shkodrani i radhës që bëhet pjesë e sulmit ballshiot./Vipsport/