Brijan Ibrahimi do të ndërrojë ekip këtë ditë të fundit të merkatos. Talenti i grumbulluar disa herë në skuadrën U19 të Shqipërisë ka vendosur të lërë të rinjtë e Torinos dhe të bashkohet me një ekip të parë, për të marrë eksperiencë dhe nisur ngjitjen e tij në karrierë.
Qendërsulmuesi në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Askolit. Klubi i Serie B ka gjetur akordin me Torinon, që ka në pronësi lojtarin, për huazimin në sezonin e ardhshëm.
Gjiganti i sulmit (193 cm) do provojë të bëjë mirë në Serie B dhe të marrë sa më shumë minuta në dispozicion me shpresën për të shënuar sa më shumë gola.
Ibrahimi më parë ka luajtur edhe me të rinjtë e Breshias dhe tani do ketë mundësinë të debutojë në futbollin profesionist. Te Askoli ai gjen një tjetër shqiptar, Dean Liçon, i cili la Lacion këtë merkato dhe iu bashkua klubit të njohur në Serie B. /vipsport/