Vllaznia eshte duke i dhene doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen e se dieles ndaj Kastriotit dhe ne fakt perpos shqetesimeve te mungesave te Latifit e Boshnjakut, per stafin teknik ka dale edhe nje tjeter problem.

Ditet e fundit edhe mbrojtesi Darko Bulatoviç mesohet te kete shfaqur probleme demtimesh dhe si rrjedhoje ka qene vazhdimisht nen monitorimin e stafit mjekesor.

Shpresat jane qe ai te mos rrezikoje ndeshjen ndaj krutaneve por gjithsesi trajneri Josa eshte duke i marre masat edhe per ndonje mungese te mundshme te ketij lojtari dhe kuptohet qe i gatshem eshte Dajan Shehi.

Duhet thene se ne kater ndeshjet e deritanishme Vllaznia asnjehere nuk e ka patur formacionin e plote dhe kjo padyshim qe ka patur ndikimin e vet ne lojen dhe rezultatet e ekipit.

Megjithate, per skuadren nuk ka justifikime sepse kontigjenti i lojtareve eshte i bollshem dhe ka te tjere qe mund t’i zevendesojne, ashtu siç mund te ndodhe kete jave nese mungon edhe Bulatoviç./SHKODRA-SPORT.COM/