Arbitrja e parë ndërkombëtare për Shqipërisë në futboll është shkodrania Fatjona Borova. Prej dy edicionesh, ajo merr stemën e FIFA-s si asistente dhe kjo padyshim që e bën atë shumë të veçantë.

Megjithatë dita e sotme është ditë feste për të. Ajo do të festojë 26 vjetorin e lindjes dhe me siguri që kolegët dhe koleget e arbitrimit duhet t’i kenë porositur tortën “me bilbil”.

Kjo sepse prej tij u bë e njohur në Shqipëri dhe më gjerë. Borova pat provuar të luante basketboll fillimisht, më pas kaloi tek futbolli i luajtur por veten e gjeti tek arbitrimi.

Prandaj dhe në këtë fushë ajo ndjehet më mirë se kudo tjetër. Gazeta “Shkodra Sport” i uron Fatjonës edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe po ashtu edhe një karrierë sa më të suksesshme!
www.shkodrasport.com