Diten e djeshme janë shpërndarë diplomat për pjesëmarrësit e kursit për trajnerin e përgatitjes atletike, që organizohet në FSHF.
Në ceremoninë e organizuar sot në ambientet e stadiumit “Air Albania” morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, stafi i Sektorit të Edukimit në FSHF si edhe stafi i përgatitjes atletike në Federatë, Luigi Febbrari, Luca Laurenti dhe Iris Selimi.
Kursi i trajnerëve të përgatitjes atletike u zhvillua për herë të katërt në dhjetor të vitit të kaluar dhe në të morën pjesë mbi 20 pjesëmarrës, të cilët punojnë nëpër klubet shqiptare dhe ushtrojnë këtë profesion. Këtë herë kursi u zhvillua me një format ndryshe, ku përveç specialistëve të sektorit të Edukimit në FSHF morën pjesë edhe trajnerët e përgatitjes atletike të Kombëtares, Liuigi Febbrari dhe Luca Laurenti.
Nder pjesmarresit ne kete kurs ka qene edhe nje trajner shkodran pikerisht Fation Kadija i cili ka marre kesisoj edhe liçesen e trajnerit te pergatitjes atletike. Kjo behet e ditur nga vete faqja e Akademise Vllaznia ku ai punon.
“Fation Kadija merr liçensën e trajnerit të përgatitjes atletike
Ditën e djeshme janë shpërndarë diplomat për pjesëmarrësit e kursit për trajnerin e përgatitjes atletike, që organizohet në FSHF. Pjesmarrës në këtë kurs ka qenë edhe trajneri i Akademisë Vllazia Fation Kadija i cili ka marrë kësisoj liçensën e trajnerit të përgatitjes atletikë dhe si rrjedhojë njohuritë e marra nga ky kurs do t’i vërë në zbatim në punën e tij tek Akademia jonë”- shkruhet ne faqen e saj.