Arbitrat shkodrane gradualisht po fillojne ta thone ashtu si duhet fjalen e tyre ne futbollin shqiptar. Pas nje periudhe disi te veshtire, tashme ata kane dale ne skene dhe duket se po rritet nje brez i mire arbitrash.

Ne Superlige kolegjiumi i Shkodres ka prej pak vitesh arbitrin Indrit Myrtja qe shpreson te marre gjithnje e me shume hapesire sepse e meriton plotesisht kete gje.

Por nga ana tjeter, arbitrat shkodrane nuk mungojne edhe ne kategorine e pare. Keshtu, ne ndeshjen e djeshme te luajtur ne Cerrik ne mes Turbines dhe Flamurtarit, te fituar nga ky i fundit me rezultatin e paster 3-0, kane gjykuar tre arbitra te ketij kolegjiumi.

Kryesor ne kete takim ka qeen Ditmir Grimci, ndersa asistente te tij Jetmir Podgorica dhe Saimir Hyseni. Ata kane bere nje prezantim te mire dhe si rrjedhoje kane marre edhe vleresimin e duhur.

Padyshim qe e rendesishme eshte qe numri i ndeshjeve per keto arbitra apo dhe te tjere te kolegjiumit te Shkodres te vije duke u rritur sepse ato i kane aftesite dhe mundesite per te gjykuar me ndershmeri dhe profesionalizem./SHKODRA-SPORT.COM.