Nga Maringlen ZHIVANI

Arbitrat shkodranë, gradualisht, po fillojnë ta thonë ashtu siç duhet fjalën e tyre në futbollin shqiptar. Pas një periudhe disi të vështirë, tashmë ata kanë dalë në skenë dhe duket se po rritet një brez i mirë arbitrash. Në Superiore, Kolegjiumi i Shkodrës ka prej pak vitesh arbitrin Indrit Myrtja, që shpreson të marrë gjithnjë e më tepër hapësirë.

Megjithatë, nga ana tjetër, arbitrat shkodranë nuk mungojnë edhe në Kategorinë e Parë, madje në shumicën e rasteve duke bërë edhe figurë të mirë. Kështu, në ndeshjen e së shtunës të luajtur në mes Vorës dhe Kastriotit, të fituar nga këta të fundit me rezultatin 1-3, kanë gjykuar tre arbitra të kolegjiumit shkodran.

Kryesor në këtë takim ka qenë Ditmir Grimci, ndërsa asisent i tij Ardit Çobaj, si edhe Bekris Dragusha si gjyqtar i katërt. Ata kanë bërë një prezantim të mirë dhe si rrjedhojë kanë marrë edhe vlerësimin e duhur.

Në fakt, prej Grimcit, Dragushës, Hysenit dhe Çobajt pritet shumë në të ardhmen, sepse ato i kanë aftësitë dhe mundësitë për të gjykuar me ndershmëri dhe profesionalizëm. Megjithatë, për momentin, padyshim që e rëndësishme është që numri i ndeshjeve për këto arbitra apo edhe për të tjerë të Kolegjiumit të Shkodrës, të vijë çdo herë e më shumë duke u rritur./www.shkodrasport.com/