Sot do të luhen dy ndeshje të tjera nga java e nëntë e Kategorisë Superiore, që mbyllet ditën e nesërme. Skënderbeu do të presë në Korçë skuadrën e Kamzës, ndërkohë që Partizani pret në stadiumin “Selman Stërmasi” gjirokastritët e Luftëtarit.
Takimi në Korçë, i është besuar arbitrit shkodran Indrit Myrtja, i ndihmuar nga dy bashkeqytetaret e tij Melis Dervishi dhe Fisnik Thorja. Kjo eshte ndeshja e trete per ta ne kete kampionat dhe duket se gradualisht po fiton besimin edhe te drejtuesve perkates te Sektorit te Arbitrimit ne FSHF.
Në Tiranë nderkohe arbitrer do të jetë Kreshnik Cjapi ai që do të gjykojë, i ndihmuar nga Shazivari dhe Grabova. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kamzës nis në orën 14:00, ndërkohë që në 17:00 luhet ajo mes Partizanit dhe Luftëtarit.
Si Partizani, ashtu edhe Skënderbeu do të synojnë që të marrin 3 pikët e radhës për të synuar vendin e parë, të paktën deri javën e ardhshme, ku në kryeqytet, Partizani do të presë Skënderbeun në javën e parë të fazës së dytë. Kjo javë e nëntë, mbyllet nesër me takimin Flamurtari-Tirana.