Pasditen e sotme, ne oren 18.45 ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores do te zhvillohet ndeshja e javes se gjashte te Superliges ne mes Flamurtarit vendas dhe Kastriotit te Krujes.
Interesant eshte fakti se kete takim do ta drejtojne nje treshe arbitrash nga Shkodra. Kryesor do te jete Indrit Myrtja ndersa asistente te tij Melis Dervishi dhe Fisnik Thorja.
Kjo eshte ndeshja e dyte ne kete kampionat qe kjo treshe arbitron ne Superlige dhe ne pamje te pare nuk eshte keq ky numer por ne fakt, nga kapacitetet qe ka ajo, duhet te jete me e pranishme ne futbollin shqiptar.
Gjithsesi Indrit Myrtja eshte nje arbiter i ri dhe me shume perspektive dhe me siguri qe do te kete nje karriere te suksesshme perpara.
Ne takimin e sotem ne Vlore kuptohet qe do te synoje nje paraqitje sa me te mire ne menyre qe te marre edhe vleresimet e duhura nga vezhguesi i arbitrave Fatmir Tare, ne menyre qe pastaj Sektori i Arbitrimit ne FSHF te vendose per t’i dhene ndeshje edhe ne javet e ardhshme.
www.shkodrasport.com