Kristiano Ronaldo nuk mund të ishte pjesë e sfidës në mbrëmjen e djeshme në Champions League mes Juventusit të tij dhe Barcelonës.

Sulmuesi prej më shumë se 15 ditësh është i infektuar me COVID-19, ndërsa priste me ngulm një test negativ për të qenë prezent në fushë. Por, deri në momentin e fundit, portugezi vazhdonte të dilte pozitiv.

Kjo situatë e acaroi Ronaldon, teksa në ditën e djeshme u shpreh se testi për COVID-19 ishte një broçkull. Kjo deklaratë e tij solli shumë polemika.

Megjithatë ka edhe nga ata që i kanë dalë në mbrojtje dhe bëhet fjalë për një virolog italian, Mateo Baseti. Ky i fundit ka theksuar se futbollisti ka shprehur atë që mendon shumica e qytetarëve.

“Ai ka thënë atë që pjesa më e madhe mendon, nuk jam dakord me termin vulgar të përdorur. Por, përsëri mendoj që ajo prezanton atë që mendojnë pjesa më e madhe e italianëve. Tamponi është i rëndësishëm, por rrezikojmë të kemi një shtet të bllokuar nga kjo strategji”, u shpreh Baseti./VipSport/