Një nga historikë olimpike më të bukura të Lojërave “Pyeongchang 2018” është ajo e Mark McMorris, i cili një vit më parë, në mars të 2017-ës,

 

ishte i shtruar në spital me fraktura të rënda pas një aksidenti (u përplas me një pemë gjatë stërvitjes për shkak të mjegullës).

Ai është sportist kanadez i garave të “snowboarder” dhe një vit më parë pësoi dëmtime të rënda në disa pejsë të trupit (krahun e majtë, bel, brinjë të ndryshme të dëmtuara etj), duke qëndruar gjatë në spital.

Gjëja e parë që më shkoi në mendje pas aksidentit ishte se nuk do të kisha më mundësi të garoja”, tha McMorris, por ja që historia sot është krejt ndryshe.

Falë vullnetit dhe dëshirës për t’u rikthyer sërish në këmbë dhe për të garuar, ai arriti të rikthehet si më parë.

Sot, 11 muaj pas aksidentit, ai arrin të ngjitet në podium në olimpiadën koreane dhe të marrë medaljen e broznit në disiplinën e “slopstyle”.

Një medalje që vjen një vit pas një aksidentit fatal, një histori që do të ketë mundësi t’ua tregojë edhe nipërve.

E adhuroj këtë sport më shumë se çdo gjë tjetër”, tha sportisti 24-vjeçar kanadez, që një vit më parë gjendej në spital duke marrë frymë në mënyrë artificiale pas aksidentit, ndërsa sot është sportisti më i lumtur në botë./telesport/