Chapecoense është kualifikuar historikisht në Copa Libertadores për vitin e ardhshëm. Kjo arritje erdhi një vit pas incidentit ajror, ku humbën pjesë 71 njerëz të lidhur me klubin brazilian. Ylli brazilian, Tulio de Melo shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes për rezultatin, 2:1 kundër Cortibas. Ky rezultat e lë Chapecoensen në vendin e tetë duke e siguruar një vend për këtë kompeticion në vitin e ardhshëm.
Kleber Freitas shënoi golin e epërsisë në ”Arena Conda” pas vetëm 14 minutash lojë, para se Elicarlos ta barazonte rezultatin para përfundimit të pjesës së parë. Të dyja skuadrat i kishin rastet e tyre deri në fund, por De Melo e shfrytëzoi mundësinë për ta shënuar golin e fitores në minutën e 95-të.
Corinthians, Gremio, Santos, Palmeiras, Cruzeiro dhe Flamengo gjithashtu janë kualifikuara për këtë kompeticion, i cili mbahet në vitin e ardhshëm. Tifozët e futbollit nga e gjithë bota e futbollit e kanë uruar Chapecoensen për këtë sukses historik.
© shkodrasport.com