Kristjan Asllani shihet si një nga mesfushorët më të talentuar në Itali. Sezonin e fundit ai nuk kishte minuta të mjaftueshme në kampin zikaltër megjithatë për drejtuesit është një nga lojtarët më të rëndësishëm në projektin e sezonit të ri.
Vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hapur një sondazh për mesfushorin e Kombëtares tonë.
Në një postim me 10 foto të momenteve më të bukura, Asllani ka marrë me mijëra komente dhe bie në sy fakti se të gjithë e mbështesin dhe kërkojnë që të ketë më shumë minuta.
“Sezoni i parë si zikaltër dhe dy trofe në dollap. Sa zemra ka për Kristjan Asllanin”, është pyetja që klubi zikaltër ka parashtruar në rrjetet sociale.
Asllani shkëlqeu së fundmi ehde me Kombëtaren ku në transfertën ndaj Ishujve Faroe, gjeti rrugën e rrjetës me një supergol nga distanca.