Opinion nga Blerti Delija*


Si fidanishte e mirefillte e futbollit shqiptar, Vllaznia vit pas viti dhe brez pas brezi ka nxjerre talente, te cilet deri ne fund te karrieres se tyre jane kthyer ne yje jo vetem Brenda vendit, por edhe jashte. Historia flet per vitet ’40 te shekullit te kaluar dhe vjen deri ne ditet tona me elemente te spikatur prodhime te shkolles shkodrane te futbollit.

Hapja e fillimviteve ’90 vec te tjerave, solli edhe idene e futbollisteve te huaj- sin je alternative me e mire ndaj futbollisteve shqiptare e shkodrane. Vitet e para mund te thuhet se nje praktike e tille, nuk ishte e pasuksshme. Por nga viti ne vit, forcohet ideja se futbollistet shqiptare jo vetem luajne ne nje nivel me te huajt qe bujten ne futbollin tone, por me shume raste jane edhe ne standarte me te larta se ata.Mbase Vllaznia eshte nje nga ekipet qe eshte ndergjegjesuar per kete fakt dhe shenjat e para konkrete shihen ne javet e fundit te ketij sezoni. Spuntoja per kete opinion erdhi nga prania e futbollistit Armando Vajushi ne tribunen VIP te “Loro Boricit”, fiksuar edhe ne foton ilustruese te ketij shkrimi, shkrepur nga fotografi i kudogjendur per Vllaznine Gjon Gjeka.

 

Drejtuesit e Vllaznise e kane shprehur jo vetem publikisht deshiren e tyre per te ndertuar nje Vllazni pretendente per sezonin e ardhshem. Shprehja me e qarte jane kontratat e nenshkruara pa u mbyllur ky sezon me Smajlin tashme “te shkodranizuar”, me Gocajn e Hajdarin. Nga ana tjeter, qofte Xhevahir Sukaj nga Irani i larget, por edhe Vajushi nga tribuna e “Loro Boricit”, jo nje here kane shprehur deshiren per tu riveshur kuqeblu per nje Vllazni kampione! Edhe ne pushimin e ndeshjes Vllaznia- Flamurtari nuk kane munguar batutat ne mes drejtuesve te Vllaznise dhe futbollistit Vajushi per nje rikthim te mundshem tek ekipi shkodran mbase qe kete vere. Tu shtosh ketyre deshiren e shfaqur nga drejtuesit e Vllaznise edhe ne merkaton e janarit per rikthimin ne Shkoder te Bales dhe Likes nga Tirana, mund te thuhet se “brumi” shkodran per nje Vllazni kampione eshte gjysem i gatshem. Mjafton nje perzgjedhje e kujdeshme e elementit aktual tek Vllaznia, element qe vjen nga disa tituj kampion rradhazi me U-17 dhe U-19; ndonje ftese tjeter per tu veshur Kuqeblu per futbolliste shkodrane ne ekipe te tjera shqiptare dhe ekipi yne i zemres ndertohet per te qene kampion i padiskutueshem per sezonin qe vjen.

Blerjet e ketij janari per Vllaznine po tregojne me fakte se jo gjithone te huajt jane me te mire se futbollistet shkodrane. Fakti qe trajneri Vata nuk i ka stabel ne formacion ose i nxjerr nga loja para fundit te 90-minuteshit, tregojne se ata nuk arrijne te bejne diferencen ne ekip. Dhe duhet pranuar se ne shume raste, ne fushe eshte numri maksimal-5 i te huajve qe jane 50% e ekipit! Edhe fakti tjeter kokeforte, se me gjithe forcimet e janarit, Vllaznia nuk ka ndonje levizje te madhe ne renditje, tregon se ardhja e tyre nuk ka patur ndonje impakt te rendesishem, per te mos thene se disa blerje edhe kane zhgenjyer me paraqitjen e tyre.

Prej kohesh tashme eshte e qarte se peshen reale tek Kuqeblute, po e mbajne futbollistet shkodrane. Po vecojme te pakten 3 si Hajdari, Smajli dhe Gocaj, te cilet tashme jane boshti i padiskutueshem i ekipit, pa harruar edhe Vujkon (Vujadinovicin) ne porte, i cili mund te thuhet se eshte shkodranizuar.

Me keto rreshta, ne asnje menyre nuk mendoj se i mbyllet rruga ardhjeve nga jashte Shqiperise. Futbolliste te spikatur, ne reparte ku shihen mangesi edhe pas analizave te kontigjentit shkodran te Vllaznise, mund te thirren edhe nga jashte. Por ama, kur ka bindje te thelle dhe prova konkrete se ata jane me lart se shkodranet apo bejne diferencen ne fushen e lojes.

Prioritet i padiskutueshem i Klubit duhet te jene shkodranet. Ka disa vite qe Klubi funksionon me te gjitha hallkat e tij ne nivelin me te larte profesional ne vend, me nje Akademi te mireformuar dhe te mireorganizuar- rast unikal ne Shqiperi por edhe me nje “toke” e cila ne futbollit shqiptar, mund te quhet Brazili i botes per prodhimin e talenteve. Per te gjithe keto arsye, mendoj se ka ardhur koha qe te formesohet nje Vllazni “shkodrane’, pa inferioritet ndaj ekipeve qe duan te vazhdojne ti besojne merkatos nga jashte. Ne fushen e lojes ajo qe vlen nuk eshte pasaporta qe ke lene ne rrobat e parandeshjes. Vlen pergatitja fizike, teknike, taktike por edhe shpirti qe shqiptaret e shkodranet kane me shume se te huajt!

Zëdhënës i KF Vllaznia sh.a.