Shqipëria nuk ia doli përballë Polonisë ditën e djeshme, edhe pse performanca e “kuqezinjve” na bëri të gjithëve krenarë duke patur parasysh edhe mungesat e rëndësishme.

Një humbje që “dhemb”, pasi vendi i dytë tanimë mbetet një ëndërr në sirtar, por me shpresë se ky grup është gati për të bërë mirë në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm.

Objektiv ky që ishte caktuar që në fillim të këtyre kualifikueseve. Stafdiumi “Air Albania” pasi një periudhe kohë të gjatë, u rikthye me kapacitet të plotë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme që na të gjithëve na kishte munguar. Patjetër që gazetaret shqiptare të sportit ishin në stadium duke i dhënë një tjetër shkëlqim.

Mes vajzave vihet re edhe harmonia që kanë me njëra tjetrën duke mos i lënë vend rivalitet. Pjesa më e mirë janë veshur në ngjyrat e flamurit duke treguar edhe mbështjetjen për kombëtaren dhe të tjertat kanë qëndruar neutrale, por mjaft bukur, siç i shini në galerinë e mëposhtme.