Numri i lojtarëve në provë tek Vllaznia është rritur ditët e fundit por ndërkohë kanë filluar edhe largimet e para.
Kështu, ditën e sotme në stërvitje nuk ka qenë i pranishëm mbrojtësi brazilian Jefferson Santana.
Ai ka qenë prej pesë ditësh pjesë e stërvitjes së kuqebluve dhe madje luajti edhe në një ndeshje kontrolli me ta megjithatë duket se nuk e ka bindur plotësisht trajnerin Lika.
Për këtë arsye, është vendosur që ai të largohet nga Vllaznia. Skuadra shkodrane në fakt e ka mëse të domosdoshme gjetjen e një qendërmbrojtësi megjithatë një nga kandidatët për këtë post, nuk rezultoi i duhuri dhe për këtë arsye, u largua andej nga erdhi.