Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, është arkitekti kryesor i skuadrës aktuale të presidentit Lotito.
Ai ka folur për “Gazzetta dello Sport”, duke dhënë një intervistë të gjatë dhe ndër të tjera, përveç mënyrës si punon, ka folur edhe për një të ardhme të mundshme si trajner.
Dhe Tare nuk e mendon veten në asnjë klub, por vetëm në krye të kuqezinjve:“Nuk ekziston një ‘metodë Tare’, nuk kam shumë vëzhgues, sepse nuk parapëlqej të punoj me shumë njerëz.
Ajo që e bën të zotin një drejtor sportiv është që të kuptojë si do të jetë e ardhmja e një lojtari të panjohur.
Milinkoviç-Saviç? E kam monitoruar te Genku për shumë juaj dhe pastaj shkova ta marr. Fiorentina kishte kontaktuar vetëm babanë e Sergejit.
Lojtari shkoi në Firence vetëm për respektin që kishin treguar ndaj tij. Më pas më respektoi mua dhe raportin që krijuam me agjentët e tij.
Unë trajner? Nëse një ditë do të jem, do të jem trajneri i Shqipërisë dhe jo i një klubi.
Më kanë ofruar klube të ndryshme, por është e vështirë ta mendoj veten larg Lacios, sepse është një krijesë që e kam rritur prej 13 vjetësh dhe e kam në zemër.
Inzaghi te Juventus? Nuk më bezdis kur e dëgjoj si lajm. Po rritet si trajner, por duhet të kalojnë disa vite që të ndodhë”, – ka thënë mes të tjerash Tare./vipsport/