Sa pritje, sa deciziv dhe çfarë portieri fantastik! Manuel Neuer, plot 34 vjeç, tregon se është ende portieri më i mirë në botë, në arenën më të madhe të futbollit për klube.

Gardiani gjerman i Bayern Munchen ishte padiskutim njeriu i ndeshjes në finalen e madhe të UEFA Champions League kundër PSG-së, duke kryer pritje pas pritje e duke ndalur emra si Neymar e Mbappe.

Bayern triumfoi me rezultatin 1-0 për t’u shpallur për herë të gjashtë kampion i Champions League dhe meritë absolute për këtë rezultat, kishte dhe gardiani Neuer. I papërsëritshëm./abcnews/