Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo ka folur për cilësitë që e kanë ndihmuar të arrijë suksesin dhe rekordet e panumërta që ai ka arritur.

Në një video për Livescore në YouTube, ylli portugez për të arritur suksese të mëdha, përpos punës së palodhshme, duhet të kesh talent, të guxosh të sakrifikosh, pasion, besim dhe dëshirë për të vazhduar më tej.

Ronaldo aktualisht është duke luajtur për Al-Nassr. Sulmuesi u transferua në Arabinë Saudite në janar të këtij viti. Ai nënshkroi kontratë për 2.5 vjet me pagë 200 milionë euro.

Në sezonin aktual të kampionatit të Arabisë Saudite, Cristiano ka zhvilluar nëntë ndeshje, në të cilat ka shënuar 11 gola dhe dy asistime.