Kristiano Ronaldo nuk ndalet së shënuari rekorde, por kësaj radhe në rrjetet sociale.

Vetem pak ditë më parë pasi arriti shifrën e 300 milionë ndjekësve në “Instagram”, yllit portugez i janë shtuar dhe 5 milionë ndjekës të tjerë duke e çuar në total 305 milionë.

Një shifër kjo e përafërt me numrin e popullsisë së Amerikës, e cila është 328 milionë banor.

Numra të jashtëzakonshëm këto për një atletet i cili është dhe më popullori në botë duke lënë pas aktorë e këngëtarë të famshëm.