Rekordet e Usain Bolt mund të vihen në dyshim për tu thyer, pasi që në sportin e atletikës e ka nisur karrierë Rudolph Ingram.

7 vjeçari i lindur në Florida tashmë veçse ndodhet në fillimet e para të karrierës, megjithëse numëron mbi 20 medalje dhe mban rekordin e frikshëm duke kaluar 100 metra për 13.48 sekonda.

Rekordi i Usain Bolt për vrapim 100 metra sprint është 9.58 sekonda.

Ai gjithashtu është një lojtarë i futbollit amerikan, i njohur ndryshe si ragbi.

Videot e tij që po qarkullojnë në rrjetet sociale po e ‘çmendin’ botën.

I njohur me nofkën “Blaze_813” ai tashmë është shumë i njohur edhe në rrjetet sociale. Në “Instagram” ai numëron tashmë mbi gjysmë milioni ndjekës.