FIFA i ndalon të gjitha klubet e futbollit botëror që të lejojnë futbollistët e tyre të aktivizohen në ndeshjet ndërkombëtare.

Duke patur parasysh rrezikun e infektimit me koronavirus dhe gjendjen e emergjencës të krijuar në shumë shtete të planetit, qeveria e futbollit botëror urdhëron që në interes të mbrojtjes së jetës së futbollistëve, të mos angazhohen me kombëtaret që përfaqësojnë.

Kujtojmë që FIFA u sugjeroi pak ditë më parë federatave të futbollit të çdo shteti të pezullojnë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare për muajt mars-prill.

Ne kete konteks tashme mbetet per t’u pare se çdo te ndodhe edhe me futbollin shqiptar. Federata pritet mbase qe diten e djeshme te jape nje tjeter njoftim per vazhdimesine sepse vete klubet jane para nje dileme te madhe se çfare do te behet me rifillimin e kampionatit.