Penalizimi i marre ne ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit me nje gjobe prej 2 milione lekesh dhe paralajmerimi se ne rast perseritje, skuadra mund te ndeshkohet edhe me rende, pse jo edhe me zbritje pikesh, i ka detyruar drejtuesit e Vllaznise te dalin me nje njoftim te rendesishem ne prag te ndeshjes me Skenderbeun.

Ajo do te luhet neser ne oren 13:45 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ne prag te saj klubi u ka kujtuar tifozeve se eshte e pamundur te jene ne shkallet e stadiumit se ne rast te kundert, masat penalizuese do te jene te renda.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon mirkuptimin e të gjithë tifozerisë së zjarrtë kuqeblu, dashamirësve dhe të gjithë mbështetësve tanë që në takimin e datës 27 Dhjetor, ora 13.45 i cili do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” kërkohet zbatimi rigoroz i masave dhe protokolleve për mbrojtjen ndaj COVID 19.

Prandaj përtej dëshirës tonë për të patur mbështetjen e tifozëve jemi të detyruar që ti bindemi rregullave të përcaktuara nga autoritetet shtetërore dhe FSHF për të mos lejuar prezencën e asnje tifozi në tribunat e stadiumit në mënyrë që klubi dhe ekipi mos të penalizohen nga shkelja e këtyre rregullave.

Duke Ju falenderuar për mirekuptimin shpresojme që kjo pandemi shumë shpejt të marrë fund dhe të rikthehemi të gjithë bashkë në mbështetje të ekipit, Forza Vllaznia!