Opinion nga Roland Luçi

Më 25 qershor fillon ne France faza finale e Europianit 2016!
Ajo e verteta dhe jo mashtrimet e deritanishme per publikun leshko europian. UEFA u tall dhe mbushi kasafortat dhe xhepat me paret e publikut te sinqerte e budalla te kontinentit me nje te ashtuquajtur “faze finale” te cilen e perdori si show ne sherbim vetem e vetem te biznesit me emrin futboll.

Para te shumta u levruan, shume birre u derdh gurmazeve te etur, nje mori hotelesh e avionesh u prenotuan, te drejta televizive u shiten, reklama gjithfarë produktesh permbyten stendat e stadiumeve te futbollit te mbushura me miope sportive e shperdorues te portofolit te vet qe hanin karremin dhe ndiqnin gjoja finalet e europianit.
Finalet e leshit! Europiani fillon te shtunen.

E gjitha deri tani ishte nje mashtrim gjigand, nga ato mashtrimet qe njerezve ju shijon. Pak nacionalizem, pak art, pak spektakel, pak erotikë me femra gjoksjashte dhe njerezit hapen kuletat dhe yxhym ne birren 6 € / kriklla! I hapen aq fort, aq sa eshte hapur oreksi qe “finalet” e europianit tjeter do te organizohen me 40 skuadra! E te tjetrit mbas tij s`eshte çudi te marri pjese dhe Australia. Si ne te ashtuquajturin Eurosong. Pse jo ne fakt? Biznes hesapi. Perderisa tregu, rregullatori i jetes ekonomike kapitaliste funksionon ne kete drejtim, pse jo vertet?

Jo shume heret ne kohe merrnin pjese ne finalet e ketij aktiviteti 4 (po, po kater) skuadra, aq sa mund te quheshin vertet finale. Por ishin pak, fare pak per etjen e pashuar per fitim te zoteruesve te rinj te futbollit. Ishte koha kur se pari Adidas e me pas koncernet e tjere e kthyen FIFA-n dhe UEFA-n ne filale te tyre marketingu.Dhe finalet e radhes (1980) u organizuan me 8 skuadra dhe shpejt u pa se ketu kishin te benin me nje miniere ari. Nga 8 u bene 16 pjesemarres (1996) ne ato qe vazhdonin te quheshin finale dhe se fundi 24, duke ja nxjerre bojen fare lustrimit sportiv te biznesit futboll me nje sistem te shpifur kualifikimi gjate gjoja finaleve i shpikur nga kushedi kush burokrat sharlatan ne sherbim te padroneve te sportit.

Nejse, te pakten pazaret e medha, rezultatet e fiksuara, emocionet fallco i lame pas. Te shpresojme te shijojme dhe pak futboll te pakten, pa bere llogarira, pa i rene lapsit qe edhe te duash nuk ke si i bie per arsyen e thjeshte se po humbe – merr valixhet e kris nga ke ardhur! Pikerisht kjo e ben magjik futbollin, magji qe fatkeqesisht do te shperdorohet ne edicionin e radhes. Ashtu si po shperdorohet “suksesi” ne europian edhe nga ata qe ngopen me luge bosh, qe u shperndajne çelesa qytetesh, premio milioneshe e tituj akademike atyre qe deri tani u perdoren vetem si garniture e plotesimit te 24-finalisteve te famshem te europianit.